Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi ka folur pas rezultati zgjedhor ku kjo parti nuk e kalon pragun për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.
“Numerikisht edhe humbëm, por kurrë nuk humbet dashnia për vendin dhe përkushtimi për me pa Kosovën atë që e meriton”, shkruan ajo.
Megjithatë, ajo konsideron se Kosova humbë pa NISMA-n në parlament.
“Mos harroni: KA HUMB KOSOVA. Dhe kurrë mos harroni se na nuk dorëzohemi. Ecim para”, përfundon ajo.
NISMA mori 1.7% të votave.








