spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Ka diçka që nuk shkon/ Gruaja e Hulk Hogan ngre padi ndaj mjekëve për neglizhencë

Një muaj pas vdekjes së Hulk Hogan, gruaja e tij Skye Daley po planifikon të ngrejë një padi për keqpërdorim mjekësor, duke pretenduar se të paktën një nga mjekët që trajtuan legjendën e mundjes ishte përgjegjës për vdekjen e tij.

Sipas burimeve, që folën për ‘TMZ Sports’, padia do të përqendrohet tek operacioni në qafë, të cilit Hogan iu nënshtrua majin e kaluar. Skye kishte thënë më parë se beson që operacioni dëmtoi nervin frenik, i cili kontrollon diafragmën dhe për këtë arsye frymëmarrjen.

Hulk Hogan vdiq në shtëpinë e tij në Clearwater Beach, Florida, më 24 korrik.

Sipas burimeve që kanë dëgjuar regjistrimin e thirrjes 911 të gruas së tij, Skye u tha autoriteteve: “Burri im nuk po merr frymë. Ai thjesht ndaloi së marri frymë.” Të njëjtët njerëz theksuan se thirrja tregon qartë se 71-vjeçari nuk pësoi një atak të papritur në zemër, por thjesht ndaloi së marri frymë.

U zbulua gjithashtu se një terapist, i cili ishte në shtëpinë e tij ditën që ai vdiq, informoi policinë për problemin e nervit frenik.

Sky ka kërkuar një autopsi private si pjesë e hetimit të vet mbi neglizhencën e mundshme mjekësore, por ende nuk i ka publikuar rezultatet. Sipas raportit zyrtar të ekzaminuesit mjekësor të marrë nga New York Post, Hogan vdiq nga një infarkt akut miokardi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit