Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën.
E njëjta, sipas burimeve në vendin e ngjarjes, dyshohet të ketë rënë nga dritaret e banesës ku jetonte.
Nga plagët e marra viktima ka humbur jetë në vendngjarje.
Siç thanë të njëjtat burime jozyrtare, viktima dyshohet të ketë qenë duke i pastruar dritaret kur ndodhi momenti tragjik.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e nevojshme mbi rrethanat e kësaj tragjedie.








