Edon Zhegrova vazhdon të jetë një nga emrat që qarkullon në afatin kalimtar te Fiorentinës.
Sipas raportimit të “La Nazione”, klubi “vjollcë” po kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe e ka përfshirë futbollistin e Kosovës në listën e objektivave për sezonin e ri.
Sipas së përditshmes italiane, Fiorentina synon ta transferojë Zhegrovën në formë huazimi, mundësisht me pagesë, duke përfshirë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit. I njëjti formulim po merret në konsideratë edhe për Noa Lang,
megjithëse bisedimet për holandezin pritet të kërkojnë më shumë kohë. Ndërkohë, në listën e alternativave të klubit vijon të mbetet edhe Kristian Volpato.
Mbetet për t’u parë nëse Fiorentina do të arrijë të konkretizojë interesimin për Zhegrovën, i cili vazhdon të vlerësohet si një profil që mund t’i japë më shumë cilësi dhe fantazi krahëve të sulmit.
Zhegrova u transferua te Juventusi me shumë bujë por nuk arriti të kthehej në lojtar protagonist për asnjë moment, madje edhe minutat që mori ishin me pikatore. Largimi nga qyteti i Torinos, do të ishte për të ndoshta zgjidhja më e mirë në këtë pikë të karrierës.








