spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Jozi u përjashtua nga BBV 4, Egla Ceno ka diçka për të thënë

Në dasmën e organizuar të dielën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, protagoniste ishin Loredana dhe Jozi, por atmosfera e shpresuar për një moment gëzimi u prish shpejt nga tensionet mes banorëve.

Gjatë mbrëmjes, pas spektaklit, debati mes Jozi dhe Gjestin ka eskaluar, kur Jozi e quajti Gjestin “kopil shkine” dhe e kritikoi për mos kërkimin e faljes pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës.

Kjo deklaratë e Jozit ka shkaktuar shumë reagime, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Një nga personazhet e njohura që ka reaguar ndaj kësaj situate është Egla Ceno, fituesja e “BBV3”, e cila ka shprehur mendimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Egla e ka quajtur deklaratën e Jozit të papranueshme dhe ka theksuar se këto fjalë nuk kanë vend në një shoqëri që kërkon respekt dhe dashamirësi.

“O zemra, ça ti bëj Jozit, ta lë me një këmbë te cepi i kuzhinës që të mos e bëjë më? Nuk e ka fajin “BBV”, por lloji i individëve! Eksperiment social është, secili tregon forcën dhe dobësitë e veta në dinamikat që krijohen, rri pa merak se në fund publiku di çfarë zgjedh”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit