Jori Delli ndahet nga reperi italian? Ish-banorja e Big Brother ‘i vë vulën’ thashethemeve

Lidhja e Jori Dellit me reperin italian Fred De Palma u përfol kohët e fundit se kishte pësuar një ‘krisje’. Shumë madje aluduan për një ndarje mes çiftit dhe kjo, për faktin se modelja nuk ka publikuar më foto me partnerin. Por ish-banorja, e ftuar në ‘E Diell’ i hodhi poshtë këta zëra.

“Jam ende e lidhur! Problemi është këtu: Kur unë nuk hedh ca foto në Instagram për disa javë, më pyesin: “Ende me Fred-in je?”. Ne bashkë jemi!”.

Ajo shtoi se nuk poston në Instagram, pasi e cilëson si punë.

“E di çfarë? Instagram-i është punë. Unë kam jetën time dhe dua ta shpreh edhe me foto”, u shpreh Jori, duke shtuar se nuk do ta ketë rrjetin social si çifte Instagram-i, por personal.

Më tej, ajo shtoi:

“Pjesë e jetës sime është edhe i dashuri im, por nuk dua që Instagram-i të jetë vetëm në këtë aspekt”.

Jori tha se ka gjetur versionin e saj burrë te Fred De Palma dhe tregoi se marrëdhënia nuk është aspak toksike, por shumë e lumtur.

Jori dhe Fred De Palma njihen prej një kohe të gjatë. Ata kanë qenë të lidhur më parë, por më pas u ndanë. Pasi doli nga “BBVA 2”, Jori u lidh përsëri me reperin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit