Leonora Jakupi, këngëtare dhe opinioniste në Big Brother VIP Kosova, ka reaguar pas videos së Zana Avdiut, autore e emisionit feminist “Zanat”.
Avdiu ka pasur kritika të ashpra ndaj Jakupit dhe Olta Gixharit për ngjarjet e mbrëmshme në BBVK.
Jakupi duket se e ka dëgjuar me vëmendje Avdiun, pasi ka bërë një reagim në InstaStory.
Në një reagim, ajo fillimisht ka shtruar një pyetje.
“Zanë, s’po di a me ta dhënë vëmendjen a jo?” – ka pyetur Jakupi, që duket ashiqare të ketë qenë një pyetje retorike, pasi Jakupi i është përgjigjur vetë pyetjes së shtruar nga vetë ajo.
“Jooooooo” – ka shkruar Jakupi.
Bazuar në o-të e shumta në jo-në e Jakupit, më saktë shtatë o, duket se opinionistja e BBVK-së ose ka problem me tastierën (e cila ia ka shtypur gabisht shtatë o-ja), ose përmes o-ve të shumta, ajo ka dashur të tregojë vendosmërinë e saj për të mos iu përgjigjur Avdiut.






