Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi është parë së fundmi në publik në shoqërinë e Alessionit, ish-pjesëmarrës në Big Brother VIP Albania 5, duke shtuar dyshimet për një lidhje mes tyre.
Prej kohësh në media kishte qarkulluar lajmi për një romancë të mundshme, por tashmë një video e publikuar në internet i ka përforcuar edhe më shumë këto zëra. Në pamje, dyshja shihet duke ecur pranë njëri-tjetrit në një hapësirë publike.
Kujtojmë se Maliqi u tërhoq më herët nga Ferma VIP 3, duke e justifikuar vendimin me ngarkesën e lartë dhe nevojën për hapësirë personale.









