Në prime-in e sotëm u diskutua postimi i Milaim Zekës që lidhet me Lejlën. Zeka deklaroi se produksioni u mundua ta vendoste në pozitë të keqe.
Zeka mohoi se fotoja është publikuar nga ai. Por, që ndërhyri moderatorja Jonida Vokshi e cila u tregua e ashpër me të.
“Ai postim ka qëndruar në faqen e Milaimit dhe aty nuk del që është collab, nuk ka qenë. Edhe sikur të ishte nuk ka ndryshim. Një opinionist nuk mund të ia lë askujt telefonin në lojë është përgjegjësi e madhe, të i lesh telefonin dikujt është papërgjegjshërmi, njësoj sikur ta kesh postuar ti”, tha ajo.
Ani pse ai thotë se ajo fotografi që është publikuar nuk ka të bëje me të, i njëjti pas shfaqjes së klipit edhe në ‘Prime’, i ka kërkuar falje Lelës.
“Ju kërkoj falje, Lela në qoftë se te kam lëndu qoftë edhe një sekond të kërkoj shumë falje sikurse fëmijut tim!”, u shpreh Zeka.






