Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se nuk do japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës për keqpërdorim me rezervat shtetërore.
“Jo asnjëherë, jam më se krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë për të mirën e popullit tim të Kosovës”, tha Hajdari të premten në konferencë për media.
Ndërkohë, ajo vazhdon me akuzat për Prokurorinë Speciale, duke thënë që ka shumë të pavërteta në aktakuzë.
“Së pari, si ministre jam më se e lumtur që populli im është i sigurt dhe se çka do të veprojë, këto do të analizohet me avokatin tim dhe do të veprojë sipas këshillave të avokatit tim. Do të analizojë një herë gjithë aktakuzë, që ka shumë të pavërteta, të pasakta dhe me avokatin tim do t’i analizojë e mbështesë me provat që do t’i dëshmojë e do të shkojmë në këtë proces”, u shpreh ajo.






