Jetonte i vetëm, 73-vjeçari gjendet i vdekur në banjo pasi nga shtëpia nisi të përhapej erë e rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij, pasi fqinjët dhe familjarët u alarmuan nga një erë e rëndë që vinte nga shtëpia.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Rrustem Gashi.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 18 korrik, rreth orës 21:30, në rrugën “Oso Kuka”, ku dëshmitari A.G. rreth 30-vjeçar ka njoftuar Policinë se nga shtëpia ku jetonte i vetëm viktima po kundërmonte një erë e pakëndshme.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka hyrë në objekt, e ka gjetur Rrustem Gashin të shtrirë në banjë, pa shenja jete.


Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi i Emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet njësitë e hetimeve të Stacionit Policor, Hetimet Rajonale dhe Forenzika, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkakut të vdekjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit