Jeta Rafuna merr votat për asambliste në Prishtinë, bëhet gruaja më e votuar nga radhët e LDK’së në kryeqytet

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Jeta Rafuna, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale, pas konfirmimit të mandatit të saj të dytë si asambleiste në kryeqytet.

Në një postim falënderues, Rafuna është shprehur krenare që është bërë gruaja më e votuar nga radhët e LDK-së në Asamblenë e Prishtinës, duke theksuar se ky rezultat është dëshmi e besimit që fitohet “me punë, përkushtim dhe ndershmëri”.

“Ju më keni dhënë forcë të vazhdoj të jem zëri juaj, zëri i familjeve, i grave, i të rinjve dhe i çdo qytetari që e do Prishtinën më të zhvilluar, më të drejtë e më moderne”, ka deklaruar ajo, duke premtuar se do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe integritet për të arsyetuar çdo votë të marrë.

Në fund, Rafuna ka theksuar se “beteja vazhdon përtej”. Ajo ka marrë 633 vota si kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës, sipas rezultateve aktuale të KQZ’së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit