Pak muaj më parë Loredana Brati festoi ditëlindjen dhe “Pushime On Top” ishte aty për të marrë disa intervista. Dy moderatorët e emisionit, kanë intervistuar të pranishmit.
Pyetjet për të ftuarit kanë qenë rreth dhuratave më të shtrenjta dhe të lira që kanë bërë apo edhe kanë marrë.
Gjithashtu Eni i ka pyetur edhe se çfarë do të bënin nëse do merrnin si dhuratë gjëra që nuk do u pëlqenin.
Xheneta Fetahu ka zbuluar se nuk i pëlqen lulet. Madje ajo ka shtuar se nëse një djalë do që ta largojë, mund t’i japë vetëm një lule dhe ajo ikën.
Pjesë nga intervista:
Dikush të sjell dhuratë një libër me titull, “Si të rregullosh jetën tënde të shkatërruar për 7 ditë”?
Unë mendoj se në atë libër shkruhet jeta e Xhenetës
Copë-copë ë?
Bëj shaka (qesh)
Merr një dhuratë dhe sheh një palë të brendshme seksi
I mbaj, asnjë dhuratë nuk kthehet. Unë jam e vetmja vajzë, nuk e di a jam e vetmja, që nuk dua lule.
E ke si fat të keq?
Jo, nuk i kam dashur asnjëherë lulet. Nëse një djalë do që të më largojë mua, të më sjellë të paktën një lule dhe unë largohem.








