Aktorja Jessica Alba dhe i dashuri i saj, Danny Ramirez, po shijojnë aktualisht pushimet së bashku në Meksikë dhe ata kanë ndarë disa foto nga udhëtimi i tyre në rrjetet sociale.
Çifti është bashkë që nga vera e vitit 2025, pasi Alba u divorcua zyrtarisht nga bashkëshorti i saj Cash Warren.
I dashuri i saj, 33-vjeçari Ramirez, postoi disa foto të reja të tij me Albën, 44 vjeçare nga Mexico City në Instagram të dielën.

Foto: Instagram
Midis postimeve janë selfie nga darka, foto të rastësishme të çiftit duke ecur nëpër qytet si dhe skena të artit dhe ushqimit.
“Meksikë magjike”, shkroi Ramirez në përshkrimin e postimit.
Alba dhe Ramirez u panë bashkë në korrik të vitit 2025, disa muaj pasi aktorja kërkoi divorc nga Warren në shkurt të atij viti, duke filluar kështu fundin e martesës së tyre 16-vjeçare.
Alba dhe Warren kanë tre fëmijë së bashku: vajzën 17-vjeçare Honor Marie, vajzën 14-vjeçare Haven Garner dhe djalin tetëvjeçar Hayes Alba.









