spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

JD Vance pritet me protesta në Vermont pas përplasjes me Zelenskyn

Një grup njerëzish u mblodhën Waitsfield, Vermont, të shtunën për të protestuar ndaj zëvendëspresidentit JD Vance, i cili po qëndron për pushime me familjen.

Kjo erdhi pas përplasjes mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump, të cilës iu bashkua edhe Vance të premten në Zyrën Ovale.

Disa nga demonstruesit janë pjesë e Indivisible, një grup politik i krahut të majtë i themeluar në përgjigje të zgjedhjes së Donald Trump si president në 2016.

Kujtojmë se vizita e djeshme në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shndërrua në një përplasje verbale kur Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance akuzuan liderin ukrainas se nuk e vlerëson ndihmën amerikane dhe se refuzon negociatat e paqes.

Përplasja rezultoi në largimin e presidentit ukrainas nga Shtëpia e Bardhë dhe dështimin për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet,  për të cilën Zelensky kishte udhëtuar në Washington.

VIDEO:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit