Duket se kjo është java e “shqiponjave”. Gjithçka nisi me festën e Rei Manajt në Leskovc, për të vazhduar më pas me Fisnik Asllanin në Suedi, por edhe te futbollistët e moshave.
Ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe Juljan Shehu tek ekipi i Uidzju Lodz në Poloni. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet teksa bën shqiponjën së bashku me Lindon Selahin, Dion Gallapenin dhe Andi Zeqirin.
Ky i fundit cilësohet nga shqiptarët e Kosovës si “tradhtar”. Kujtojmë se vite më parë ai i tha “PO” Kosovës, madje u shfaq me fanelën e “Dardanëve” krah presidentit të FFK-së, Agim Ademi, por më pas zgjodhi Zvicrën.







