spot_img
spot_img
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

“Java e parë në qeveri do firmos njohjen e Kosovës”, flet opozitari serb që vendosi lule mbi varrin e Adem Jasharit

Lideri i Partisë Republikane serbe, Nikola Sanduloviç, ka uruar publikisht pavarësinë e Kosovës.

Në një lidhje direkte me studion e emisionit “Off the Record” në A2 CNN, deklaroi se nëse do të vinte në pushtet, njohja e shtetit të Kosovës do të ishte vendimi i tij i parë politik.

Sipas tij, njohja do të firmosej që në javën e parë të qeverisjes, si pjesë e një politike të re paqeje dhe pajtimi në rajon.

Do të shkëmbenim të gjithë kriminelët e luftës, pa përjashtime. Do të anuloja gjithashtu kufijtë shtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe me të gjitha vendet e ish-Republikës së Jugosllavisë. Duhet të ulemi, të bisedojmë, të groposim shpatat e luftës dhe të gjejmë mënyrën se si popujt tanë të jetojnë në liri e paqe”, u shpreh Sanduloviç.

Ai komentoi edhe situatën e sigurisë në rajon, duke përmendur figurën e Milan Radojçiçit dhe qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe se rrezikohet një tjetër skenar si në veri të Kosovës

Kur Radojçiç lëviz lirshëm në Serbi dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi për konfliktin e mundshëm të ardhshëm në Kosovë, dhe Vuçiç e ka konsideruar aleancën ushtarake Kroaci–Shqipëri–Kosovë si armike, kushdo e ka të qartë që situata mund të eskalojë. Prandaj i tërheq vëmendjen SHBA-së se është momenti për ta ndalur këtë dhe t’i japim një mundësi paqes së Partisë Republikane, për të zbatuar atë që shumë politikanë në BE nuk arritën ta bënin”, shtoi ai.

Sanduloviç u bë i njohur për opinionin publik shqiptar pasi vendosi lule mbi varrin e familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, një veprim që shkaktoi reagime të forta në Serbi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit