Java e parë e dhjetorit pritet të jetë e acartë në Kosovë, IHMK paralajmëron temperatura deri në -13 gradë

Pas reshjeve të konsiderueshme të borës, Kosova do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, me temperatura të ulëta dhe ngrica në të gjitha rajonet e vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik për periudhën 30 nëntor – 4 dhjetor 2026, moti do të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie të mëtejshme në fillim të javës.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -7 deri në -13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -4 deri në 3 gradë Celsius.


Mëngjeset e së martës, së mërkurës dhe së enjtes pritet të jenë veçanërisht të ftohta, me temperatura që në disa zona mund të zbresin deri në -13 gradë Celsius.

Këto kushte atmosferike do të favorizojnë krijimin e ngricave të theksuara, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. Rreziku nga ngrirja e sipërfaqeve do të jetë më i madh në viset malore, në ura dhe në rrugët që gjenden në hije.

Ndërkohë, në zonat malore dhe kodrinore pritet të ruhet për një kohë më të gjatë shtresa e borës, ndërsa ngrirja e saj mund të krijojë shtresa akulli.

Të premten parashihet një rritje e lehtë e temperaturave maksimale, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në 3 gradë Celsius. Megjithatë, kjo ngritje nuk pritet t’i eliminojë ngricat.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Për shkak të kushteve të pritshme atmosferike, pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet kujdes i shtuar, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe në rrugët malore.

Sipas parashikimit, në fund të javës së parë të dhjetorit pritet të ketë sërish reshje bore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit