spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Java e 19-të në basketbollin kosovar mbyllet sot me dy ndeshje, derbi në kryeqytet mes Prishtinës dhe Pejës

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje interesante, ku vëmendja pa dyshim do të jetë në kryeqytet.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë në vitin 2025.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës përballen në një sfidë interesante të dielën në kryeqytet.

Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e tetë humbje, ku pritet një përballje e baraspeshuar.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro, por shumë e rëndësishme është ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit.

Bora ka pesë fitore e 13 humbje, derisa kuqezinjtë në formë shumë të mirë kanë dhjetë fitore e tetë humbje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit