spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Jashtë 50-shes së Vetëvendosjes, votuesit “shuplakë” për tre qeveritarët

Një ministër dhe dy zëvendësministra të Qeverisë Kurti nuk ndodhen as në 50-shen e kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Numërimi i rreth 75 për qind të votave të kandidatëve për deputet, ka zbuluar numrin e votave dhe renditjen në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aty ndodhen figurat e reja të Vetëvendosjes, këngëtarja Edona Llalloshi, trajneri Bylbyl Sokoli dhe analisti Nezir Kraki.

Por, jashtë kuvendit – aktualisht – pritet të mbesin ministrja Rozeta Hajdari dhe zëvendësministrat, Blerim Gashani e Daulina Osmani.

Pas numërimit të rreth 75 për qind të votave, votuesit i kanë dhënë nga një ‘goditje’ të rëndë secilit prejt ministres në detyrë, Rozeta Hajdari dhe zëvendësministrave në detyrë, Blerim Gashani e Daulina Osmani.

Të tri figurat e Qeverisë Kurti, i kanë hyrë garës të renditur në 50-shen e parë në listë. Atkualisht, ministrja Hajdari nuk ndodhet në mesin e 50-shes më të votuar, ashtu si zëvendësministri i Brendshëm, anëtari i partisë Guxo, Blerim Gashani, si dhe zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani.

Më i votuari në Lëvizjen Vetëvendosje është numri një i kësaj liste, kryeministri në detyrë Albin Kurti me 222 mijë vota aktualisht.

Pas tij vjen kryeparlamentari Glauk Konjufca me 170 mijë vota, i pasuar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i cili numëron 84 mijë vota.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit