Jashari pas protestës: Do të ndërmarrim çdo hap që gjykimi në Hagë të jetë i drejtë

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka folur pas përfundimit të protestës në Prishtinë, ku u pyet nëse Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë lidhur me paralajmërimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Jashari e cilësoi situatën si të ndërlikuar, duke theksuar se PDK-ja dhe deputetë të tjerë e kanë mbështetur krijimin e kësaj gjykate me pritjen se ajo do të ofronte drejtësi. Sipas saj, zhvillimet e deritanishme kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë.

Ajo tha se duhet të shqyrtohen edhe rrugët ligjore dhe institucionale për të ndërmarrë hapa konkretë, në mënyrë që procesi gjyqësor në Hagë të jetë, të paktën, i drejtë.


“Është një çështje shumë e ndërlikuar. Ne e dimë që PDK dhe deputetë të tjerë e kanë krijuar këtë gjykatë me pretendimin se do të ishte një gjykatë e drejtë, dhe ka dalë krejtësisht e kundërta, duke u gjykuar çlirimi dhe historia e Kosovës, për të cilën kemi luftuar dhe dhënë shumë. Është një çështje shumë e ndërlikuar, por ne e kemi parë edhe me ekspertë ligjorë se mund të ndërhyhet edhe në njëfarë forme. Unë besoj që bashkë me partinë tonë dhe të gjitha partitë kemi për të ndërmarrë çdo hap në atë formë që gjykimi të jetë së paku i drejtë”, tha Jashari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit