spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Jashar Misini, një emër me rrënjë të forta familjare në LDK, mund t’i prijë listës së LDK-së në Viti

Sipas burimeve të brendshme të degës së LDK-së në Viti, pas konfirmimit që kandidati i kësaj partie për kryetar komune do të jetë sërish Sokol Haliti, i cili synon një mandat të ri pas 12 vjetësh në krye të komunës, në degë po diskutohet edhe për bartësin e listës së asamblistëve.

Në mesin e emrave që përmenden, një ndër më të spikaturit është ai i Jashar Misinit, një figurë e njohur nga nëndega Gërmova-Rugova. Ai gëzon respekt të gjerë brenda LDK-së, pasi ka qenë aktiv që nga koha e Forumit Rinor në këtë nëndegë, ndërsa sot është anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Viti.

Jashar Misini është i angazhuar prej vitesh në aktivitete kulturore, komunitare dhe sportive. Ai është themelues i EF Vitia Futsall, ndërsa më pas ka shërbyer si sekretar dhe drejtor sportiv i KF Vitia, duke dëshmuar një përkushtim të madh për zhvillimin e sportit dhe shoqërisë.

Po ashtu, Misini është anëtar i Forumit Diplomatik për Paqe dhe Stabilitet, ku kontribuon në diskutime për çështje të rëndësishme të komunitetit dhe përfaqësimit, duke sjellë perspektiva nga përvoja e tij në botën perëndimore dhe amerikane.

Përveç angazhimit politik dhe shoqëror, Jashar Misini është një njohës i mirë i fushës së inxhinierisë. Ai është pronar i kompanisë “Syri M”, e specializuar në instalimin e rrjeteve civile, elektrike dhe Smart Homes. Me një përvojë mbi 20-vjeçare në fushën e teknologjisë informative dhe rrjeteve Wi-Fi, ai njihet për ekspertizën e tij në fushën e sigurisë kompjuterike dhe të rrjetit.

Jashar Misini është biri i Musa Misinit, një prej themeluesve të degës së LDK-së në Viti, ish-kryetar i degës dhe ish-kryetar i komunës së Vitisë, duke trashëguar kështu një emër të respektuar dhe një traditë të gjatë politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit