Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka reaguar Rron Gjinovcit, pasi tha se Ymeri ka keqinformuar për çështjen e energjisë elektirke.
Pëmes një postimi në Facebook, Ymeri ka thënë se i dallon pushtet e majta ekstreme.
Ajo ka thënë se “njerëz si Rroni do i kisha përgëzuar në rast tjetër të arritjeve e punës po jo si satelit pushteti posaqerisht kur thirren se dijnë më shumë”.
Postimi i plotë i Ymerit:
Lidhur me reagimet e Rron Gjinovcit dhe ekstremistëve të tjerë të majtë (shih në vijim cfarë e si i dalloj pushtetet e majta)
Qëndrimet e mia i kam të qarta dhe unë nuk i fsheh ato dhe as nuk i ndërroj varësisht nga era apo sponsorët e radhës. Une jam e djathte dhe qëndrimet e mia janë konsistente me atë që e besoj.
Është e vërtetë e dhimbshme se pushteti në Kosovë, i udhëhequr nga një ideologji e ekstremit të majtë, po zbaton një formë të inxhinieringut social. Përmes presionit ekonomik, ky pushtet po i përzë të rinjtë nga vendi qe lehtë vërtetohet nga te dhënat statistikore.
Kjo është strategji e qëllimshme për të #eliminuar opozitën potenciale (shtresën e mesme dhe rininë kritike) dhe për të siguruar financim për aparatin e tyre burokratik e komisarët politikë si Rroni.
Njerëz si Rroni do i kisha përgëzuar në rast tjetër të arritjeve e punës po jo si satelit pushteti posaqerisht kur thirren se dijnë më shumë.
Po ashtu, është fakt se Vetëvendosje nuk po e lufton varfërinë, por po e institucionalizon duke #varfëruar qindra mija njerëz e bërë të varur ata nga lëmosha shtetërore.
Nëpërmjet devijimit te fondeve nga investimet jetike si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe shpërndare ato si skema sociale, pushteti i fut familjet në rrethin vicioz të mjerimit ose emigrimit. Njësoj si kudo ku ka sunduar e majta ekstreme, plani i #lig është krijimi i varësisë ndaj pushtetit për mbijetesë #afatshkurtër, qoftë edhe me çmimin e #sakrifikimit të ardhmërisë së fëmijëve.
Për më tepër, Rroni, Albini me shokë që dje u ngriten janë mjeshtër të një marketingu politik që nuk mund të quhet ndryshe veçse mashtrim. Strategjia e tyre bazohet në #kanalizimin e urrejtjes dhe frustrimit qytetar drejt çdo adrese të mundshme, përveç vetvetes. Ata as nuk janë të aftë dhe as nuk kanë vullnet për të ofruar zgjidhje reale. Identiteti i tyre social dhe politik bazohet ne gjendje konflikti të përhershëm dhe #mjerimit kolektiv.
Dhe kjo nuk është befasuese kur sheh profilin e arkitektëve të kësaj gjendjeje. Rron Gjinovci, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe eksponentë të tjerë, bashkërisht kanë zero (0) ditë përvojë pune në sektorin real.
Këta janë njerëz të rritur që “profesion” të vetëm kanë pasur tregtimin e kauzave, qoftë nacionalizmi, të drejtat gjinore apo ambienti kur ne nuk kemi as spitale të mira e as rrymë.
Ne thelb, këta janë beleshxhi e dembela qe e kane punën alergji e maskohen si “intelektuale” me retorike sofiste e broçkulla trockistë.
Po realitetin ekonomik e social punon me ligjin e gravitetit dhe nuk mundet me riciklime te parullave nga revolucionet e dështuara ne histori. Është çështje kohe po përfundimi ka me qene si kudo ku ka qene ne pushtet e majta ekstreme.
Deri atëherë mbaje në mend fytyren time, që do të zgjohet prit e pa prit të ta rikujtoj duke punu, faktin se ti e soji yt bën tifo për mashtrues si Kurti e të tjeret punojnë e sakrifikojnë për këtë vend.








