Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka dalë kundër mundësisë për ta votuar Glauk Konjufcën për president.
Në një postim në “Facebook”, ajo tha se kryeministri Albin Kurti po përdor shantazh: “Ose kandidati im partiak, ose zgjedhje.”
“Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcnim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të Gjykatave po tash Kosova ka arrit që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje”, tha ajo.
Ymeri tha nuk do ta votojë asnjë kandidat partiak të VV-së.
“Megjithatë, jo vec unë që s’do i nënshtrohëm këtij kushti, po vota pro ose kundër sa për kuorum nga një deputet të opozitës të cilës do parti për kandidat të partiak të pushtetit është vrasje e demokracisë edhe e lirisë në vendimmarrje. As Glauk Konjufca as asnjë numër tjetër serik i partise (ksisoj i ka paraqitur Kurti), nuk duhet të marr postin e Presidentit”, ka shkruar Ymeri.









