Shkrimtari Albatros Rexhaj dhe analisti Ilir Mirena kanë zhvilluar debat të ashpër teksa Rexhaj këmbëngulte që Isa Mustafa ka tentuar t’i fus njerëzit e tij në vend të Abdixhikut.
Pyetja që nxiti debatin mes Rexhajt dhe Mirenës ishte kur ky i fundit i tha “çka dini konkretisht çka ka bërë Isa Mustafa për këtë punë?
Rexhaj: Isa Mustafa ka mbajtë takime i ka thirrë njerëzit…
Mirena: Me kënd i ka mbajtë, ku i ka mbajtë?
Rexhaj: Me struktura dhe ka qenë plani të instalohet një koordinator partie…Janë faktet
Mirena: Ku janë faktet?
Rexhaj: Je duke e bë shurdhuesin…Ka tentu me instalu njerëzit e vetë, ka tentu me fundos LDK-në si në vitin 2015. Gani Geci ka të drejtë….Jam Rugovist, kur ti ke bo gjithçka kundër asaj partie…








