spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Jalta e re Trump- Putin, sa e rrezikon Kosovën dhe Ballkanin!

Prej ditës së djeshme kanë mbëritur në Rijadin e Princit Mohamed Bin Selman, të dërguarit e Trump dhe Putinit për të përgatitur të ashtuquajturin ‘plan paqeje’ mbi Ukrainën.

Nesër në mëngjes takohen në mënyrë solemne Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe mjeshtri i vjetër i Kremlinit, Sergej Lavrov. Takimi i parë pas shumë vite përplasjes me logjikë paqen në Ukrainë. Në mënyrë të qartë është shmangur NATO dhe Europa.

Siç tha Zv.Presidenti J.D Vance në Munih: Tani ka një sherif të ri në qytet, e gjërat bëhen siç do ai. E gjithë gjeopolitika botërore është tronditur. Emanuel Macron ka thirrur në Paris shefat e Europës për t’i bërë ballë këtij agresioni politik të Trump që e ka shmangur BE. Por nga ana tjetër nesër në Rijad do të jetë edhe Zelensky, i cili ka insistuar te MBS që të jetë prezent në një nga margjinat e takimit.

Po kjo i takon asaj që ne e quajmë hartë botërore e ndarjes së botës, megjithatë situata është më serioze. Pasi Jalta e re, kjo më agresivja, ku Europa është e përjashtuar e gjithcka vendoset në Azi, do flasë edhe për ne.

Nuk është aspak rastësi që pak minuta përpara se të niset për në Rijad, Sergej Lavrov, ka takuar ministrin e ri të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç. I cili përpara pak muajsh ishte ambasador në SHBA.

Sinjal ky i qartë se në Rijad, do të jetë një Jaltë e re, ku jo vetëm ne, por edhe të tjerë do të jenë të përjashtuar, e hartën do ta përgatisin për samitin e madh Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Po kush do të jetë kjo Jaltë e re?

Se e para shqiptarët as i vuri në pullë. Stalini dhe Ruzvelti e la Jugosllavinë 50 me 50 ndërkohë që Shqipërinë ja la Jugosllavisë së Titos. Më pas gjërat shkuan si shkuan. Nisën provokacionet e Gushtit 1949, përpasja e Enverit me Titon, i cili ishte aleat i Churchill-it.

Po sot në Rijad si do të vendoset për Kosovën, sepse nuk është rastësi vizita e Gjuriç në Moskë, e para pas shumë vitesh që amerikanët ja kishin ndaluar Vuçiçit. Madje një shqiptar që ishte kryeministër i Malit të Zi, në vitin 2021, ndaloi që Sergej Lavrov të shkojë në Beograd me avion. Natyrisht si një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s.

Një burim diplomatik në Tiranë, i tha ‘Pamfleti’-t, se bisedimet në Rijad, përkatësisht ato të ditës së nesërme do të merrem vetëm me Ukrainën. Por ai shtoi, se autoritetet e Arabisë Saudite shpresojnë dhe po punojnë që të kemi edhe takimi të tjera mes krerëve botërorë në kryeqytetin e tyre.

Madje siç tha burimi, në muajin e ardhshëm pritet që Trump të takojë Xi Jinping pikërisht në Rijad, ndërkohë që po këtu të mbahet një konferencë e madhe mbi atë që quhet Rendi i ri Botëror.

Drama e madhe është përjashtimi i Europës, ku për ne shqiptarët, është mjaft problematik. Dilema është se a e ka menduar Donald Trump paqen mes Kosovës me Serbinë. Por nëse i referohemi kutit që përdor me Ukrainën, nuk se jep shumë shpresë. Megjithatë ja vlen që të presim, por në radhë të parë të debatojmë e diskutojmë si e mendojmë ne këtë paqe me Beograditn apo edhe vendet Ballkanike. Pasi Jalta e re flitet që do të diskutojë edhe për Maqedoninë e Bosnjë Hercegovinën. Media e Ballkanit, sidomos në Kroaci e Serbi, vlon. Vetëm ne flasim për servilizma ndaj Donaldit, i cili në 2021 e konsideronte Kosovën, vend i Lindjes së Mesme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit