Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka njoftuar se sot është bërë baba i një djali, të cilit i ka vendosur emrin Gegë.
Krasniqi ka uruar Festën e 28 Nëntorit, duke theksuar se lindja e djalit të tij pikërisht në këtë ditë është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.
Postimi i plotë:
28 Nëntorit, në familjen tonë iu shtua edhe një festë, lindja e djalit tonë, Gegës.
Lindja jote në këtë datë, Gegë, është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.
Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë.
Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty.
Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë!








