Kombëtarja e Kosovës e ka barazuar rezultatin në përballjen ndaj Sllovakisë.
Ishte mesfushori Veldin Hoxha që shënoi një supergol për ta rikthyer Kosovën në lojë.
Pas asistimit të Mërgim Vojvodës, Hoxha shënoi nga distanca duke e lënë portierin pa asnjë shans (21’).
Kujtojmë, fituesi i kësaj përballje do të luajë me Turqinë në finalen e play-offit.









