spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Ja si u vra polici në Kaçanik- Aktakuza e prokurorisë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve dhe sigurimit të provave, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve lidhur me vrasjen e zyrtarit policor Muhamet Lika në Kaçanik.

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas prokurorit, nga provat vërtetohet se më 1 prill 2025, rreth orës 23:00 në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e dytë të hyrjes së ndërtesës, në bashkëveprim, me dashje dhe përgatitje paraprake, të dyshuarit kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin Muhamed Lika, me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik. Ai tha se rreshteri Lika pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesën e tij, ka lëvizur drejt vendbanimit të tij, ndërsa i pandehuri Haki Bela pasi që kishte qëndruar në lokalin e tij “Aksa”, dhe prej aty niset për në drejtim të Stacionit Policor, ku në ora (22:53), përballë-kalohet me viktimën, e pastaj viktima vazhdon në drejtim të banesës, ndërsa i pandehuri Haki vazhdon në drejtim të rugës “UÇK” për 20 metra dhe më pastaj pas 30 sekondave kthehet në drejtim të viktimës.

Gjithnjë sipas vendimit, prokurori theksoi se në vazhdim të pandehurit Shkëlqim Kuka dhe Edmond Lika në rrugë vëzhgojnë rrugëtimin e viktimës, ku nga vetura “Opel Astra” me vozitës Kukën dhe pasagjer Edmond Likën, me të kaluar viktima për rreth veturës në drejtim të banesës së tij, nga vetura del pasagjeri Lika dhe hip në veturën e tij “Golf 2”, duke vozitur me drita të fikura dhe duke vazhduar në rrugën njëdrejtimshe, duke përcjellë viktimën në drejtim kah ka lëvizur.

Prokurori Rrahmani shtoi se vetura “Opel Astra” nga ky moment merr veprimin dhe vazhdon duke shkuar afër vendit të ngjarjes, ku viktima vazhdon rrugëtimin, pastaj në rrugën “Idriz Seferi” afër hyrjes së banesës së tij, ku
i mituri R.B., nga pamjet e kamerave të sigurisë vazhdon duke e përcjellë viktimën duke ecur rreth 15-20 metra mbrapa viktimës, më pas hyn në hyrjen e banesës së tij dhe menjëherë pas viktimës i mituri R.B., hyn pas tij në hyrjen e objektit të banesës.

Më tej, prokurori tha se në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra, viktima Lika u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve nga predhat e armës së zjarrit.

Pastaj rreth orës 22:58, u tha se nga kamerat e sigurisë vërehet i mituri duke u kthyer me vrap mbrapa nga kishte ardhur pas kryerjes së vrasjes duke ikur në drejtim të lokalit “Dukagjini”, ku bashkohet me të pandehurin Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”. Paraprakisht, nga pamjet e kamerave vërehet i mituri R.B., së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë, ndërsa pas vrasjes i pandehuri Diamant ka ndihmuar të miturin të largohet nga vendi i ngjarjes kurse i pandehuri Haki Bela rreth 14 minuta mbrapa vrasjes vjen në vendin e ngjarjes, ndërsa pas 2 minutave largohet, raporton Betimi për Drejtësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit