Pamje shokuese janë ato që janë publikuar nga Gaza, ku tregohet se si avionët hedhim ndihma nga ajri, për palestinezët.
Video është publikuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërsa pakot që hidhen janë pikërisht ndihmat që Franca ka dërguar në Gaza.
Një total prej 40 ton ndihma pritet të hidhen në enklavën palestineze. Vende të tjera, përfshirë Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, i janë bashkuar kësaj përpjekjeje.
“Përballë emergjencës absolute, sapo kemi kryer një operacion shpërndarjeje ushqimi në Gaza. Faleminderit partnerëve tanë jordanezë, emiratanë dhe gjermanë për mbështetjen e tyre, si dhe personelit tonë ushtarak të përkushtuar”, shkroi Macron.
Sipas OKB-së, banorët e Gazës janë në “rrezik urie” pas 22 muajsh lufte midis Izraelit dhe Hamasit: një situatë që e shqetëson gjithnjë e më shumë presidentin francez, i cili planifikon të njohë një shtet palestinez në shtator.
“Dërgesat nga ajri nuk janë të mjaftueshme”, u ankua udhëheqësi francez në të njëjtin postim. “Izraeli duhet të hapë akses të plotë humanitar për të adresuar rrezikun e urisë.”
Në detaje, këto pako janë të pajisura me disa parashuta. Sipas Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Forcave të Armatosura, ndihma “përfshin disa ton furnizime ushqimore të shpërndara gjatë rotacioneve të ndryshme ajrore, të shpërndara gjatë disa ditëve”.








