Fundjava e fundit e korrikut ka sjellë një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinës. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë.
Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat, Policia Kufitare ka zbatuar procedurën e thjeshtuar të kalimit në kufi për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë orëve të para të ditës së sotme në territorin shqiptar kanë hyrë mbi 11 mijë qytetarë dhe rreth 7 mijë e 400 automjete.








