Ka qenë prej basketbollisteve më të mira në Kosovë!
Është fjala për ikonën e basketbollit nga qyteti i Prizrenit, Anduena Rifati!
Për habi, numri 13-të që e barte në fanellë si basketbolliste e Bashkimit, ka lidhshmëri edhe me diçka tjetër.

Prizreni e njohin me nofkën si Lepa Brena e Kosovës!
Si i mbeti kjo nofkë?

““Në moshën 13-vjeçare, kur gjyshja ime e ndjerë tashmë e sa vite, Nekije Perolli, mu drejtua: ‘Ti je si Lepa Brena moj mbesa ime’.
Që nga ai moment, nofka mu ngjit dhe mbeti pjesë e imja. ‘U habita kur më tha kështu,”, – kujton Anduena.
“Më vonë, edhe kolegët e punës më uruan datëlindjen me këtë nofkë, me një tortë ku ishte shkruar: “Lepa Brena. Nuk më bën nervoz asnjëherë kjo nofkë sepse ajo është këngëtare boshnjake””, tregon Anduena.
Duhet theksuar se Lepa Brena është këngëtare boshnjake me emrin e vërtetë Fahreta Jahiq.






