Është publikuar fotoja e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
31-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën.
Autori i cili ka qenë i armatosur në sallën e gjyqit, duket qartë se e kishte një plan të mirëmenduar.
Sapo është shpallur vendimi ka qëlluar më armë në drejtim të gjyqtarit dhe dy personave të tjerë.
Autori menjëherë pas krimit, armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas kësaj, autori ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që “unë jam autori“.
Autori e ka pasur armën bosh dhe mësohet se e ka mbushur brenda gjykatës me plumba.
3 plumba e kapën gjyqtarin, 2 në kraharor dhe 1 në bark.
31-vjeçari Shkambi ka pranuar tashmë autorësinë e krimit, ndërsa mbetet e paqartë se si arriti që të futej brenda në sallë i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë.
Si nisi sherri për pronën?
Në vitin 2012, 31 familje në lagjen Skënderbeg në Shkodër u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit.
Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë.
Në atë kohë doli një pronar. Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, pretendoi të ishte pronar i godinës dhe tentoi të futej në godinë. Banorët e akuzuan në atë kohë se ka dokumente false.
Në vitin 1992 këto 31 familje, me vendim të Bashkisë së Shkodrës, u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.
Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara.
Çështja tani ishte në Apelin e Tiranës, i vetmi në gjithë territorin e Shqipërisë.
Kurtaj bashkë me 12 familje të tjera kishin paditur Zyrën e Përmbarimit të Shkodrës, dhe Gjon Shkambi, i cili pretendon edhe pronësinë e godinës ishte palë në këtë çështje.









