spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Izraeli sulmon depot kryesore të benzinës në Teheran

Izraeli ka goditur depon kryesore të benzinës në zonën veriore të shpateve malore të Teheranit, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme, raporton New York Times, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Naftës iraniane.

Sipas zyrtarit, depot po shpërthenin njëra pas tjetrës, duke kërcënuar seriozisht lagjet përreth. Një banor i zonës, që jeton në një apartament në një kat të lartë përballë depos, tha se fuqia e shpërthimeve u ndje sikur të ishte një tërmet.

Forcat Ajrore Izraelite kanë kryer bombardime ndaj depozave të naftës Shahran pranë Teheranit kohët e fundit, sipas mediave iraniane, duke intensifikuar konfliktin në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit