Mediat shtetërore dhe ato gjysmëzyrtare iraniane kanë raportuar për një eksplozion të fuqishëm që ka ndodhur në një bazë ushtarake në perëndim të Iranit.
Bëhet fjalë për bazën Imam Hasan, e vendosur në provincën Kermanshah, një zonë me rëndësi strategjike për forcat iraniane, raporton skynews.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video që tregon një tym të dendur dhe të zi duke u ngritur mbi bazën, duke ngritur shqetësime për shkallën e dëmeve dhe shkakun e ngjarjes. Megjithatë, autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare që të sqarohet se çfarë ka shkaktuar këtë shpërthim.








