Izraeli thuhet se po planifikonte të godiste 15 objektiva në Iran kur Donald Trump ndërhyri për të parandaluar Kryeministrin izraelit Netanyahu të niste një sulmi me raketa ndaj Teheranit, pasi Irani shkeli një armëpushim të njoftuar nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz .
Sipas Channel 12 News, Trump i tha atij me një ton të ashpër që të anulonte sulmin.
“Izrael. Mos i hidh ato bomba. Nëse i hedh, do të jetë një shkelje e madhe. Ktheni pilotët tani”, shkroi Donald Trump, duke iu drejtuar Izraelit.
Netanyahu urdhëroi që aeroplanët të qëndronin mbi qiellin iranian derisa të kërkohej një vendndodhje që mund të shënjestrohej “pa dëme anësore”. Në fund, u godit një objektiv i vetëm radari.
Publikimi vëren gjithashtu se në një podcast, ish-këshilltari kryesor i Trump, Steve Bannon, deklaroi se Trump, me frazën e tij “ata nuk e dinë çfarë dreqin po bëjnë”, u shfaq më i zemëruar se kurrë.
Kur Netanyahu i tha Trump se nuk mund ta ndalonte sulmin, kjo ishte “një tjetër gënjeshtër midis shumë gënjeshtrave që kemi dëgjuar nga qeveria Netanyahu”, tha Bannon për kryeministrin izraelit.
“Kjo është arsyeja pse ai është i tërbuar. Nuk e kam parë kurrë presidentin e Shteteve të Bashkuara më të tërbuar”, vuri në dukje Bannon.
“Netanyahu del në televizionin izraelit dhe e lajkaton atë”, shtoi ai.






