spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Izraeli nis sulme të reja në Iran, eliminohen dy ushtarakë të lartë

Izraeli ka nisur sulme të reja kundër Iranit jugor të shtunën, me ushtrinë e tij që thotë se po synon zonat e Bandar Abbas ku ndodhen vendet e magazinimit të dronëve dhe një strukturë armësh.

Forcat izraelite “aktualisht po godasin objektet e magazinimit të UAV-ve dhe një strukturë armësh në Iranin jugperëndimor në zonën e Bandar Abbas”, thuhet në një deklaratë ushtarake, raporton Agence France-Presse.

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit tha se mbrojtja ajrore ishte aktive në jug të vendit pasi zbuloi avionë armik izraelitë, me bateri që reaguan në Bandar Lengeh dhe Bandar Abbas.

Mw herwt ushtria izraelite tha se ka vrarë dy zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë në sulmet ajrore gjatë natës.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha të shtunën se Saeed Izadi, kreu i Korpusit Palestinez të al-Kuds, dega e jashtme e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ishte vrarë në një sulm ndaj një apartamenti në qytetin e Qom, në Iranin qendror .

Ushtria izraelite tha se Izadi kishte luajtur një rol kyç në financimin dhe armatosjen e Hamasit para sulmit të tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili vrau 1,200 njerëz, kryesisht civilë.

Zyrtari tha se Behnam Shahriyari, një tjetër zyrtar i lartë në al-Kuds përgjegjës për ndihmën në financimin e milicisë libaneze Hezbollah, ishte vrarë gjithashtu në një sulm ajror.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit