Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë konfirmuar se vendi është vënë nën sulm nga Irani, i cili ka lëshuar raketa drejt territorit izraelit.
Sipas njoftimit zyrtar, banorët në pjesë të ndryshme të Izraelit janë udhëzuar të strehohen menjëherë në hapësira të sigurta.
Sirenat e sulmeve ajrore janë dëgjuar në zona të gjera të vendit, përfshirë qendrat kryesore si Tel Avivi dhe Jerusalemi.
Nuk ka ende të dhëna për viktima apo dëme materiale, ndërkohë që autoritetet izraelite janë në gatishmëri të plotë dhe po analizojnë situatën për hapat e mëtejshëm.






