Forcat izraelite sot më 26 dhjetor kryen sulme ajrore në lindje dhe jug të Libanit të premten, duke shkelur kështu marrëveshjen e armëpushimit, të arritur me Hezbollahin në nëntor të vitit 2024.
Autoritetet izraelite njoftuan se sulmet erdhën si pasojë e një operacioni të kryer të enjten natën pranë kufirit me Sirinë, ku u godit një automjet dhe u vra një anëtar i Forcës Quds të Iranit.
Që nga nënshkrimi i armëpushimit, sulmet ajrore izraelite kanë vijuar pothuajse çdo ditë, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 330 personave dhe duke tensionuar situatën në rajon.
Analistët paralajmërojnë se eskalimi i dhunës rrezikon të shkatërrojë marrëveshjen e brishtë dhe mund të çojë në një konflikt më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahit.








