spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Izraeli godet depon e armëve në Iran, Teherani i përgjigjet për herë të parë me raketën balistike supersonike

Izraeli tha se ka goditur bazat bërthamore dhe raketore iraniane gjatë natës.

Forcat Mbrojtëse Izraelite njoftuan se kishin sulmuar “një vendprodhimi centrifugash dhe disa impiante prodhimi armësh”. Sulmet ndodhënorët e funditnë kryeqytetin Teheran dhe përfshinë 50 avionë izraelitë.

Centrifugatjanë makina që ndihmojnënë pasurimin e uraniumit. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret si lëndëdjegësepër centralet bërthamore dhe për bombat bërthamore.

Izraeli pretendon se Irani po përpiqet të prodhojë bomba bërthamore. Disa vende prodhimi armësh dhe raketash u vunë në shënjestërgjithashtu.

Sipas IDF, ky ishte njY vend ku Irani po prodhonte lëndëtë para dhe komponentë për raketa tokë-sipërfaqedhe raketa tokë-ajër.

Zhvillimet në Lindjen e Mesme janë të stuhishme, në një kohë kur gjithçka tregon se SHBA-të janë plotësisht të përgatitura për të goditur Iranin, duke i dhënë një zgjatje të re konfliktit, i cili po hyn në ditën e tij të pestë.

Donald Trump, i cili ka kërkuar “dorëzim pa kushte” nga Irani, u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare të martën, sipas Shtëpisë së Bardhë. Para takimit, ai foli në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas një burimi izraelit.

Nga ana e tjetër, Irani nisi një seri sulmesh, kryesisht në Tel Aviv, duke përdorur për herë të parë raketën balistike supersonike me rreze të mesme veprimi Fatah-1.

Një zyrtar i lartë izraelit tha për CNN se Izraeli po pret të dijë nëseTrump do të ndihmojë në shkatërrimin e programit bërthamor iranian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit