Iu nënshtruan testeve për përdorim droge, zbardhen rezultatet e analizave të dy aktorëve të njohur, Afra Saraçoğlu dhe Aras Bulut İynemli

Janë zbardhur rezultatet e analizave të disa prej personazheve të njohur në Turqi, në kuadër të hetimit për drogën të nisur nga Prokuroria e Përgjithshme e Bakırköy.

Sipas mediave turke, analiza e mostrës së flokëve të aktores së njohur Afra Saraçoğlu ka rezultuar pozitive për kokainë. Ndërkohë, testi i aktorit Aras Bulut İynemli ka rezultuar negativ.

Analizat janë kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa rezultatet janë bërë të ditura në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj disa personazheve të njohur.

Në të njëjtin hetim janë bërë të ditura edhe rezultatet e analizave të ish-futbollistit Hasan Şaş dhe gazetarit sportiv Yağız Sabuncuoğlu.

Sipas rezultateve të analizave, në mostrat e gjakut dhe urinës së Hasan Şaş është konstatuar kokainë, ndërsa në mostrën e flokëve janë zbuluar kokainë dhe kodeinë. Ndërsa testi i Yağız Sabuncuoğlu ka rezultuar negativ.

Aras Bulut İynemli ishte mes personave të ndaluar gjatë operacionit të zhvilluar nga ekipet e Komandës së Xhandarmërisë së Stambollit. Aktorit iu morën mostra flokësh, gjaku dhe urine në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas së cilës u la i lirë.

Ndërkohë, Afra Saraçoğlu ndodhej jashtë Turqisë për një udhëtim pune në momentin e operacionit. Ajo u ndalua më 21 shtator në Aeroportin e Stambollit, pas kthimit nga Franca.

Kompania e menaxhimit të aktores bëri të ditur se Saraçoğlu u la e lirë pasi përfundoi procedurat në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në Prokurori.

Hetimi për drogën ndaj personazheve të njohur u nis nga Prokuroria e Përgjithshme e Bakırköy. Më 18 shtator, ekipet e Xhandarmërisë zhvilluan një operacion, gjatë të cilit u ndaluan disa emra të njohur, mes tyre aktori Aras Bulut İynemli, këngëtari Seyfullah Sağır, i njohur me emrin artistik “Sefo”, si dhe aktorja Melis Sezen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit