Italia drejt Botërorit? Propozimi që po trazon FIFA-n

Paolo Zampolli, i dërguari i lartë i presidentit amerikan Donald Trump në Itali, i ka propozuar FIFA-s që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës 2026, duke hapur një çështje delikate në diplomacinë sportive.

Sipas “Financial Times”, Zampolli ia ka paraqitur këtë ide presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe vetë Trumpit, në cilësinë e udhëheqësit të një prej vendeve bashkorganizatore të turneut. Burime pranë diskutimeve citohet të kenë argumentuar se katër titujt botërorë të Italisë përbëjnë një bazë të fortë për përfshirjen e saj.

Përpjekje për përmirësim marrëdhëniesh politike

Propozimi shihet gjithashtu si një tentativë për të përmirësuar marrëdhëniet mes Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilat janë tensionuar pas deklaratave të presidentit amerikan lidhur me Papa Leone XIV dhe konfliktin me Iranin.

Megjithatë, Irani ka reaguar duke konfirmuar gatishmërinë për të marrë pjesë në turne. Në një deklaratë të fundit, autoritetet iraniane theksuan se synojnë të jenë pjesë e Kupës së Botës.

Zampolli, në një prononcim për “Financial Times”, u shpreh: “I kam sugjeruar Trump dhe Infantinos që Italia të zëvendësojë Iranin. Si italian, do të ishte një ëndërr të shihja ekipin tonë në një turne të organizuar në SHBA. Me katër tituj, Italia ka traditën që e justifikon këtë përfshirje.”

Qëndrimet e Trump dhe FIFA-s

Nga ana tjetër, Donald Trump ka deklaruar se lojtarët iranianë janë “të mirëpritur” në SHBA, por njëkohësisht ka paralajmëruar se pjesëmarrja e tyre mund të jetë e papërshtatshme dhe potencialisht e rrezikshme.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbajtur një qëndrim të prerë, duke theksuar se Irani duhet të marrë pjesë në turne nëse dëshiron të përfaqësojë vendin e tij.

“Ekipi iranian do të vijë, pa dyshim. Shpresojmë që deri atëherë situata të jetë e qetë. Ata janë kualifikuar dhe duan të luajnë, ndaj duhet të marrin pjesë”, deklaroi Infantino gjatë një konference në Washington.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit