Itali: Humb jetën 27-vjeçari shqiptar pas aksidentit në vendin e punës në Padova

Ka ndërruar jetë 27-vjeçari shqiptar Floriano Cani, i cili ishte plagosur rëndë në një aksident në vendin e punës më 26 qershor në Due Carrare, në provincën e Padovës.

Sipas mediave lokale, i riu ishte goditur nga një shtyllë telekomunikacioni gjatë kryerjes së detyrave të punës, duke pësuar lëndime të rënda.

Ai ishte transportuar me helikopter drejt Spitalit të Padovës dhe ishte trajtuar në repartin e terapisë intensive, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.


Ngjarja ka rikthyer në fokus çështjen e sigurisë në vendet e punës në Itali, ku autoritetet dhe sindikatat kanë kërkuar vazhdimisht masa më të rrepta parandaluese dhe kontrolle më të forta për të shmangur aksidentet fatale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit