spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Istogu shpallet kampion i Kosovës në hendboll për herë të katërt radhazi, pas triumfit ndaj Samadrexhës

Pas fitores së Kupës së Kosovës, hendbollistet e Istogut kanë arritur ta kurorëzojnë sezonin me një tjetër sukses madhor – titullin kampion në Superligën e Kosovës. Të shtunën mbrëma, skuadra istogase e siguroi titullin e katërt me radhë dhe të pestin në histori, duke e mbyllur serinë finale të plejofit me dy fitore ndaj Samadrexhës.

Në ndeshjen e dytë finale, Istogu shënoi fitore me rezultat të ngushtë 28:25, pas një përballjeje tejet të luftuar, duke konfirmuar dominimin në hendbollin e femrave në vend. Edhe ndeshjen e parë finale, istogaset e kishin fituar me rezultat 27:24.

Në rrugëtimin drejt finales, Istogu kishte eliminuar Shqiponjën e Gjakovës në gjysmëfinale, duke treguar vazhdimësi në paraqitjet e saj dominuese.

Në takimin e fundit, u dallua Dijana Ujkiq me 8 gola, ndërsa mbështetje të madhe dha edhe Astou Ndiaye me 6 gola. Me nga 4 gola kontribuan edhe Suzana Ujkiq, Paulo Sebastiao Suca dhe Lana Paviqeviq.

Për Samadrexhën, lojtare më e mirë ishte Tina Hetemi, që realizoi po ashtu 8 gola, por përpjekjet e saj nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e finales.

Me këtë sukses, Istogu e mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme – me dy trofetë kryesorë të vendit, Kupën dhe kampionatin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit