Një rast shqetësues është raportuar nga Istogu, ku një person është zhdukur pa lënë gjurmë.
Beqir Malokaj, 67-vjeç, nga fshati Saradran me vendbanim në Istog, është raportuar i zhdukur tashmë prej më shumë se 24 orësh.
Sipas informacioneve të mediave lokale, syzet e të moshuarit janë gjetur në një mal në periferi të qytetit, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij.
Në kërkim të tij janë përfshirë Policia e Kosovës dhe familjarët, të cilët gjatë natës së kaluar kanë zhvilluar kërkime intensive në zonën ku u gjetën syzet, por pa rezultat.
Familja e të zhdukurit është thellësisht e shqetësuar dhe kërkon ndihmën e qytetarëve, duke apeluar që kushdo që ka ndonjë informacion të kontaktojë në këto numra:
📞 Policia e Kosovës
📞 +383 49 118 844










