Ish futbollisti i mirënjohur dhe kryetrajner aktualisht i klubit me renome Liria e Prizrenit, Ismet Munishi, sot ka përjetuar tmerrin në ndeshjen e futbollit në Istog.
Munishi ka reaguar ashpër me këtë rast dhe sipas tij, ka përjetuar turpin më të madh prej se është nw sport.
“Një klub si Istogu dhe një qytet më shumë vlera mu shndërruar në Kandahar, nuk po kuptoj pse!
Sot kam përjetuar tmerrin dhe turpin më të madh prej që jam në sport.
I falënderoj lojtarët dhe stafin e klubit FC Liria që ishin tepër dinjitoz përball sharjeve dhe provokimeve të të gjithë akterëve te klubit kundërshtarë.
Lufta vazhdon”, ka reaguar Munishi pas barazimit me rezultat 2:2 me Istogu, në ndeshjen e javës së 26-të të Ligës së Parë të Kosovës.









