Ishte shtatzënë, vjen lajmi i hidhur nga Ana

Prej disa javësh, në mediat rozë dhe në rrjetet sociale ka qarkulluar një zë i vazhdueshëm për një shtatzëni të mundshme të ish-banores së Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi.

Lajmi për pritjen e ëmbël u diskutua kudo, por vetë Ana zgjodhi një heshtje totale, duke mos e pohuar apo mohuar atë në asnjë moment.

Megjithatë, pas kësaj tërheqjeje nga vëmendja publike, fshihet një situatë mjaft delikate. Burime të sigurta konfirmojnë për Prive By Liberta Spahiu se lajmi i shtatzënisë ka qenë i vërtetë, por fatkeqësisht ajo ka pësuar një abort spontan.

Kjo ngjarje ka sjellë telashe shëndetësore dhe një ngarkesë emocionale, duke e bërë të domosdoshme shkëputjen e saj nga sytë e publikut dhe presioni i rrjeteve sociale.

Për të kaluar këtë moment të vështirë në privatësi të plotë, ish-banorja e BBVK ka ndërmarrë një udhëtim të gjatë drejt Amerikës Latine.

Atje, ajo ka qëndruar për gati një muaj, e shoqëruar dhe e mbështetur në çdo hap nga partneri i saj, Kevini, me të cilin nisi një romancë që brenda shtëpisë së famshme. Ky udhëtim duket se ka shërbyer si një mundësi për t’u shkëputur nga zhurma mediatike. Tani mësohet se Ana po e merr veten fizikisht dhe po i rikthehet gradualisht rutinës së saj normale

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit