Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shëngjin, ku një pushues 23-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i një hoteli.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në ambientet e një hoteli pranë bregdetit, ku dyshohet se i riu ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhej në Shëngjin për pushime. Menjëherë pas incidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Gjendja shëndetësore e të riut ende nuk është bërë ende publike nga autoritetet spitalore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, edhe pse dyshimet e para flasin për një aksident.








