spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Ishte dita e fundit për karabinierin italian, por grabitësit e vrasin gjatë operacionit të ndjekjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku një karabinier ka humbur jetën pas një operacioni policor në Francavilla Fontana, në provincën e Brindisit.

Viktima, Carlo Legrottaglie, 59 vjeç, origjinë nga Ostuni, ishte në ditën e tij të fundit të punës, pasi pritej të dilte në pension muajin e ardhshëm, pas një karriere të gjatë. Ai u qëllua për vdekje nga një prej grabitësve që po ndiqte, pas një ndjekjeje me makinë.

Ngjarja ndodhi pas një grabitjeje në një pikë karburanti në periferi të qytetit. Legrottaglie dhe kolegu i tij u njoftuan për incidentin dhe u nisën për të ndjekur grabitësit.

Ata lokalizuan automjetin e dyshuar, një Lancia Y, dhe pas disa përplasjeve me makina, grabitësit u detyruan të braktisin mjetin dhe të shpërndaheshin në këmbë.

Gjatë ndjekjes, Legrottaglie u përball me një prej autorëve, i cili e qëlloi për vdekje. Dyshohet se një tjetër nga grabitësit është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Kolegu i tij ka mbetur në gjendje shoku. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zona është mbikëqyrur nga ajri me helikopterë për të kapur autorët e krimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit