Aktivisti Baki Hoxhaj ka rrëfyer përvojën e tij gjatë një misioni humanitar me anije që synonte dërgimin e ndihmave drejt Gazës, ku sipas tij pjesëmarrësit janë ndaluar nga forcat izraelite.
Ai ka thënë në emisionin “Ora 7” se në këtë flotilje kanë marrë pjesë rreth 60 anije, prej të cilave disa kanë pasur defekte, ndërsa në fund kanë vazhduar rreth 58 anije.
“Ne ishim rreth 60 anije… të gjitha kishin ndihma humanitare dhe pjesëmarrësit i kishin ngarkuar vetë me duart e tyre… unë kam mbushur anijen time me ndihma”, ka deklaruar ai.
Hoxhaj ka thënë po ashtu se ndërhyrja e autoriteteve izraelite ka qenë e ashpër, duke shtuar se pjesëmarrësit janë trajtuar me forcë dhe se disa prej tyre kanë pësuar lëndime fizike gjatë ndalimit.
“Në këtë mision, policia izraelite ishte shumë më e dhunshme se në misionet e kaluara. Në disa prej tyre, disa pjesëmarrës ishin dhunuar fizikisht, ndërsa në këtë rast, sipas tij, të gjithë pjesëmarrësit janë dhunuar, duke pësuar fraktura dhe lëndime në gjymtyrë”, tha ai mes tjerash









